Majlinda si eksploziv ndaj italianes, fiton medaljen e artë olimpike për Kosovën

Xhudo

Majlinda si eksploziv ndaj italianes, fiton medaljen e artë olimpike për Kosovën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 gusht 2016 Në ora: 16:22
E arta është në xhep të Majlindës

(E plotësuar) - Majlinda Kelmendi është prononcuar para gazetarëve pas stolisjes me medaljen e artë olimpike në Rio.

Kelmendi ka thënë se është krenare që ka arritur me medaljen e artë të fituar në “Rio 2016” të tregojë që të rinjtë kosovarë mund të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në sport.

Menjëherë pas triumfit historik, kur Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë olimpike, xhudistja kosovare është “pushtuar” nga mediat botërore.

 “Jam krenare që kam arritur të tregoj që të rinjtë kosovarë kanë mundësi të arrijnë suksese të mëdha në sport”, ka thënë ajo pas fitores.

Majlinda Kelmendit i është dorëzuar medalje e artë olimpike.

Në një ceremoni speciale, duke u intonuar himni dhe duke u ngritur flamuri i Kosovës, është bërë dorëzimi i medaljes për heroinën më të re të shqiptarëve.

Ky sukses i Majlindës, ka bërë që garda e ushtrisë së Brazilit të nderojë flamurin e Kosovës, dhe pse ky shtet akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Natyrisht, edhe tek ky moment Majlinda Kelmendi nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve, duke marrë duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në sallë.

Image
Flamuri i Kosovës ngritet në Rio

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52  kg) bën historinë.  Majlinda i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës. Ajo në finale ishte si eksploziv kundër italianes, Odette Giuffrida. Ajo rreth minutës së parë paksa lëndoi kokën, por nuk ishte aq serioze. Ajo në vazhdim shkëlqeu dhe triumfoi me plotë meritë, duke sjell emocione të papërshkrueshme në mbarë kombin shqiptar. Ishte një luftë e papastër nga italiania, pasi që Majlinda kishte edhe pak gjak në kokë.  

Ishte një luftë e papastër nga italiania, pasi që Majlinda kishte edhe pak gjak në kokë. Majlinda në emocione të mëdha, i duket e pabesueshme. Ajo do ta kujtojë gjithmonë datën me 7 gusht të vitit 2016. Në Rio të Brazilit, emocione e lot gëzimi.  Majlinda shpërthen në vaj nga gëzimi së bashku me Kukën. Flamuj të Kosovës në Rio, intonohet himni i Kosovës.

Image
Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) bën historinë, e artë në Rio

Majlinda Kelmendi (52 kg) si buldozer, hoqi qafesh edhe japonezen, Misato Nagamura dhe është në finalen e madhe olimpike. Trimëresha jonë për 4 minuta luftoi si luanesh dhe qe mëe mirë, duke e gjunjëzuar japonezen. Majlinda në finale takohet me italianen Odette Giuffrida, e cila pritet të filloi sonte para orës 22.00. Kosova siguroi medaljen e parë historike olimpike! E arta apo e argjendta është në xhep të Majlindës, të Kosovës, kjo është mrekulli. Historike! Për herë të parë në Olimpiadë, medalja e parë falë Majlindës. Falëminderit Majlindë, trimëresha e Kosovës, ambasadorja jonë. Faleminderit Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, që shkriu tërë energjinë që e kishte dhe ndërtoi një klas botërore që po trondit botën. Majlinda me zemër të madhe, rrahu edhe japonezen  dhe tregoi fuqinë e shtetit të Kosovës. Kuka i emocionuar, me ui rridhni lotët nga gëzimi, ndërsa Majlinda paksa u lëndua nga japonezja,  por duket se është lënduar në këmbë, por nuk është aq serioze.  

Image

Ajo hyri me një vetëbesim të madh, e kontrolloi situatën për mrekulli, nuk e lejoi japonezen që të tregoi shkathtësitë e saja. Për medaljen e artë Majlinda fiton 100 mijë euro, për të argjendtën 60 mijë euro. 

Pak minuta na ndajnë nga gjysmëfinalja e madhe e Majlindës. Nesër do të garojë edhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kg e cila ka për kundërshtare kolumbianen Jadinys Amaris. Kosova merr pjesë për herë të parë në ngjarjen më të madhe, ndërsa gjasat i ka shumë të mëdha ta fitojë medaljen e parë historike. Kosova kurrë më afër medaljes. Majlinda po tregon formën e saj dhe ka përmbushur deri më tash të gjitha parashikimet e mediave të njohura botërore.  Në dy luftërat e para tregoi cilësitë e saja sidomos kur zviceranen e hodhi në dysheme për 25 sekonda. Krejt Kosova, krejt shqiptaria i ka sytë nga Majlinda. Të gjithë e presin fitoren ndaj japonezes, Misato Nagamura  dhe Majlinda të kualifikohet në finalen e madhe. Edhe pak çaste pritet të nisë lufta  e trimereshës tonë. Kosova kurrë më afër medaljes. Majlinda po tregon formën e saj dhe ka përmbushur deri më tash të gjitha parashikimet e mediave të njohura botërore.  Në dy luftërat e para tregoi cilësitë e saja sidomos kur zviceranen e hodhi në dysheme për 25 sekonda. 

Majlinda Kelmendi vazhdon me mrekullitë e saja, e cila është kualifikuar në gjysmëfinale, duke i shkaktuar humbje Christianne Legentil nga Mauritisi. Asaj iu është hakmor për humbjen para 4 viteve në Londër. Majlinda është në top-formë dhe po shkon drejt medaljes. Majlinda ishte shumë më e mirë. Majlinda vazhdimisht sulmoi, nuk lejoi në asnjë rast nuk lejoi kundërshtaren që ta sfidojë. Majlinda tash takohet me Misato Nagamura nga Japonia.

Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e Botës dhe kampionia e Evropës, e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme në Lojërat – ‘Rio 2016’. Ajo me stilin e saj nuk i ka lënë afat as 25 sekonda zviceranes,  Evelyne Tschopp. Majlinda tregoi mjeshtërinë e saj dhe arriti një super fitore, e cila ballafaqohet me fituesen Christianne Legentil nga Mauritisi. 

Majlinda Kelmendi (52 kg). xhudistja jonë ka mësuar kundërshtaren e saj në të tetën e finales. Ajo do të ballafaqohet me garuesen nga Zvicra, Evelyne Tschopp e cila e mundi francezen Priscilla Gneton për një minutë e 28 sekonda.  Majlinda apo krenaria e jonë, do të luftojë kundër zviceranes. Garuesja jonë llogaritet favorite për medaljen në Lojërat Olimpike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat