Kryetari i FXHK-së: Majlinda s’e ka pritur me shqetësim...

Xhudo

Kryetari i FXHK-së: Majlinda s’e ka pritur me shqetësim...

kemajl Goca Nga kemajl Goca Më 7 gusht 2016 Në ora: 14:12
Agron Kuka

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, shprehet se atmosfera është shumë e mirë në fshatin olimpik.  “Atmosfera është e mirë me adoptim, krejt në rregull”, ka thënë Agroni, duke folur edhe për Majlindën e cila e pret fituesen në mes zviceranes e francezes: “Edhe pse shorti si i tillë qe është nuk është me i favorshmi për Majlindën, duke e ditë qe Gneto është një garuese e fortë dhe medaliste olimpike. Majlinda se ka pritur me ndonjë shqetësim përballjen e mundshme me cilën do prej dy garueseve në të tetën e finales”.  Ai tha se garuesja e Norës pa dyshim se ka një përvojë. “Garuesja nga Kolumbia është po ashtu me përvojë, por Nora shihet si favorite dhe të kaloj në xhiron tjetër me xhudisten nga Rumania, që është garuesja më me përvojë në kategorinë 57 kg”, tha ai. A besoni se do të ktheheni me medalje? “Përgjigjja e shkurt është, po besoj që do të kthehemi me medaljen e parë olimpike për Kosovën”, shpreson Agroni. Majlinda dhe Nora kanë zhvilluar edhe seancat e para stërvitore. “Të enjten në mbrëmje është zhvilluar stërvitja e parë! Të premten Majlinda e ka pasur pushim, ndërsa Nora zhvilloi stërvitjen e radhës”, tregon Agroni. Cilat janë përshtypjet tuaja në përgjithësi për herë te parë si Kosovë në Olimpiadë? “Është ndjenjë e veçantë ku për herë të parë në një eveniment të tillë të jesh i barabartë me gjitha vendet e botës, për mua është kënaqësi kur shoh gjithë këta sportist nga mbarë bota të gjithë të mbledhur në një vend e secili me pozitiv se tjetri pa dallim ngjyrë feje a kombi”, ka thënë Agroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat