Majlinda në front…

Xhudo

Majlinda në front…

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 gusht 2016 Në ora: 12:49
Majlinda Kelmendi

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi, kampione e dyfishtë e Botës he kampione aktuale e Evropës, sot do të dalë në front që të luftojë për medalje e cila do të ishte e para në histori të shtetit të Kosovës nga Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Optimizëm në kampin e Majlindës, por paraprakisht është edhe një qetësi dhe e vlerësojnë situatën në mënyrë me profesionale. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është trajner që s’ka medalje që nuk ka fituar deri më tash me garueset e tija, pos që i mungon një, ajo olimpike. Në orën 15.00 nisin luftërat në xhudo, ndërsa Majlinda pritet diku nga ora 16.25 të dalë në mejdan e cila e pret fituesen në mes francezes Priscilla Gentos dhe zviceranes Evelyne Tschopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat