Majinda e Nora, gati për luftë, duan medalje olimpike

Xhudo

Majinda e Nora, gati për luftë, duan medalje olimpike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 gusht 2016 Në ora: 19:34
Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova

 

Dita e diel përkatësisht me 7 gusht do të jetë në qendër të vëmendjes për mbarë kombin shqiptar.  Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), njëherësh kampione aktuale e Evropës, do të dalë në arenë, ku do të luftojë për t’i sjell medaljen e parë historike shtetit më të ri në botë, Kosovës. Me 8 gusht, Nora Gjakova (57 kg), fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, do të përballet me kolumbianen Yuri Alvear. Majlinda apo krenaria e Kosovës, e pret fituesen e sfidës në mes francezes Pnilla Gentos dhe zviceranes Evelyne Tschopp.  Si Majlinda po ashtu edhe Nora janë në formën më të mirë dhe po ndjehen fort mirë në fshatin olimpik. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, e vlerëson si shumë të vështirë shortin për Majlindën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat