Majlinda, në formën jetësore! Nora e mobilizuar

Xhudo

Majlinda, në formën jetësore! Nora e mobilizuar

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 gusht 2016 Në ora: 19:25
Majlinda Kelmendi

Xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova i bashkohen sportistëve të tjerë të Kosovës në Rio. Kampionia e dyfishtë e botës, Kelmendi, njëherësh kampionia aktuale e Evropës,  si dhe Nora Gjakova, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, me përzgjedhësin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, udhëtuan për në Rio, për të marr pjesë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’, e cila fillon me 5 gusht e përfundon me 21 gusht. Majlinda dhe Nora janë në formë të shkëlqyeshme dhe me aspirata për t’i sjell medaljen e parë olimpike shtetit të Kosovës.  Majlinda do të garojë në kategorinë 52 kg dhe paraqitet në arenë me 7 gusht, ndërsa një ditë më vonë edhe Nora në kategorinë 57 kg. Driton Kuka është i kënaqur me përgatitjen e trimëreshave të tij, ndërsa kryetari i federatës, Agron Kuka, para nisje shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot” se disponimi është shumë i mirë në kampin e tyre. “Ekipi olimpik i xhudos niset drejt Rios me një disponim të relaksuar në sipërfaqe, por duke e ditur peshën e kësaj ngjarje historike për vendin tonë, shihet edhe nga pak nervozizëm, por falë përgatitjeve që janë bërë besoj që atje do ta kemi një paraqitje po ashtu historike qe të na bëjë të gjithëve krenarë”, tha Agroni. Majlinda është në formën jetësore. “Majlinda duket shumë mirë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat