Kampionët nisen për në Rio! Majlinda favorite për medalje

Xhudo

Kampionët nisen për në Rio! Majlinda favorite për medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2016 Në ora: 11:06
Majlinda, Dritoni e Nora

Dy trimëreshat tona, Majlinda Kelmendi, kampionia e dyfishtë e botës dhe kampionia aktuale e Evropës në xhudo, Nora Gjakova, ftues e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian, së bashku me trajnerin e tyre, Driton Kuka, sot në orët e mesditës do të udhëtojnë për në Rio, atje ku mbahen Lojërat Olimpike. Majlinda vlerësohet favorite për medalje, por edhe Nora ka gjasat e saja. Dy trimëresha tona janë të përgatitura në çdo aspekt, të vetmet që llogariten se mund të fitojnë medalje. Edhe mediat e huaja vlerësojnë se Majlinda është favorite për medalje, e cila në çdo gar që ka marr pjesë ka treguar klasin e lart të saj. Liderja e Kosovës është në krye të renditjes së përgjithshme të botës në xhudo në kategorinë saj 52 kg. Majlinda me 7 gusht dot ë garojë, ndërsa një ditë më vonë Nora në kategorinë 57 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat