Kuka, paksa nervoz para garës së madhe

Xhudo

Kuka, paksa nervoz para garës së madhe

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 gusht 2016 Në ora: 10:42
Driton Kuka

Te premten e kësaj jave edhe zyrtarisht hapet perdja e Lojërave Olimpike –‘Rio 2016’, ku marrin pjesë sportistët më të mirë të botës në mesin e tyre edhe ata të Republikës së Kosovës. Kosova përfaqësohet me tetë sportistë, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën (xhudo), Musa Hajdarin, Vijona Kryeziun (atletikë), Rita Zeqirin, Lum Zhavelin (not). Qëndrim Gurin (çiklizëm) dhe Urata Ramën (shenjëtari). Të gjithë këta sportistë, këta kampionë, kanë synimet e tyre por mbi të gjitha Majlinda e Nora pritet të sjellin medaljen e parë historike shtetit më të ri në botë, Kosovës. Përzgjedhësi i kombëtare së Kosovës, Driton Kuka, e pranon se paksa është nervoz gjatë këtyre ditëve, duke e ditur se çfarë rëndësie ka gara në Rio. Kuka ka përvojë në Lojërat Olimpike dhe hiq më larg se në vitin 2012 kur Majlindën morën pjesë në petkun e kombëtares së Shqipërisë. Majlinda, xhudistja më e mirë në botë së bashku me Norën, janë dy trimëresha që priten të na sjellin medaljen. Kuka që njihet me punën e tij të palodhshme, ka ndërtuar sportist të klasit botëror, tha se përgatitjet e deritashme kanë shkuar siç është më së miri dhe me 3 gusht do të udhëtojnë për në Rio.  Driton, edhe pak orë iu kanë mbetur nga nisja për në Rio, ju si trajner si po ndiheni, i qetë apo në stres? 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat