Ja në sa ora i dorëzohet flamuri shtetëror sportistëve të Kosovës

Xhudo

Ja në sa ora i dorëzohet flamuri shtetëror sportistëve të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:25
Majlinda Kelmendi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se në sa ora do t’i dorëzohet shtetëror sportistëve të Kosovës që do të garojnë në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Presidenti Hashim Thaçi do ta dorëzojë flamurin shtetëror në ditën e premte dhe në orët e vona. “Në orën 15.00 - arritja e Ekipit Olimpik ne KOK - Dorëzimi i uniformës. Në orën 15:45 - MKRS, pritje nga z. Kujtim Shala, ministër. 16:15,  Hotel Sirius - promovimi i pullave postare, RIO 2016! 16:30 - Seminari informativ për Doping, për Virusin ZIKA dhe per sjelljen brenda dhe jashtë fshatit Olimpik! 18:45 Inagurimi i rratheve Olimpik ne Sheshin Zahir Pajaziti, - 19:30 arritja në Amfiteatrin e Gërmisë dhe në orën 20.00, fillimi i Ceremonisë Solemne, dorëzimi i flamurit nga Presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, Kapitenes se Ekipit Olimpik, Majlinda Kelmendi (xhudiste)”, thuhet nga informata e KOK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat