Trimëreshat që mund të na sjellin medaljen historike!

Xhudo

Trimëreshat që mund të na sjellin medaljen historike!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2016 Në ora: 19:02
Majlinda e Nora

Majlinda Kelmendi (53 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg), dy xhudiste me klas botërore, po bëhen gati për të marr rrugën për në Rio. Dy sportiste të dëshmuara, dy ambasadore tona, dy garuese me shpirt të madh, dy trimëresha dhe me potencial për të sjell medalje, me 3 gusht pritet të aterrojnë drejt Rios, ku mbahen Lojërat Olimpike.  Për herë të parë Kosova përfaqësohet në garën më të madhe botërore dhe me gjasa të mëdha të fitojë medaljen e saj të parë historike ose pas tetë  viteve shtet i njohur ndërkombëtarisht ose ende pa i mbush një dekadë, gjithsesi se do të ishte një sensacion botëror. Driton Kuka,  trajner i dy xhudisteve, pa dyshim se është optimist por gjithmonë i matur para çdo gare.  Majlinda është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione aktuale e Evropës, Nora Gjakova, fitues e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian dhe në  Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015”. Lojërat Olimpike fillojnë me 5 gusht dhe përfundojnë me 21 gusht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat