Rriten emocionet para Lojërave Olimpike

Xhudo

Rriten emocionet para Lojërave Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2016 Në ora: 10:26
Majlinda e Nora

Po afrohet ngjarja më e madhe botërore, Lojëra Olimpike -’Rio 2016’. Kosova për herë të parë do të merr pjesë në këtë ngjarje të madhe dhe me ambicie për t’i sjell medaljen e parë në histori shtetit më të ri në botë, Kosovës. Kampionia e dyfishtë e botës dhe Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg) së bashku me Nora Gjakovën (57 kg), fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian gjatë këtij viti dhe në Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015’, nën drejtim e përzgjedhësit të Kosovës, Driton Kuka, të dielën kanë udhëtuar për në Celje të Sllovenisë, për t’i vazhduar përgatitje dhjetëditore.  Pas Spanjës në Slloveni për t’i mbushur bateritë sa më mirë dhe të jenë gati për Olimpiadën që fillon edhe 18 ditë pikërisht me 5 gusht. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, thotë se përgatitjet finale janë në Celje. “Pas përgatitjeve në Spanjë stërvitjet kanë vazhduar në Pejë, ndërsa nga dita e sotme ato vazhdojnë në fazën finale në Slloveni! Janë në formë të shkëlqyeshme si Majlinda ashtu edhe Nora. Edhe pse Nora e ka pas një ngacmim në gju, megjithatë, kemi pas pak frikë, por pas kontrolleve të nevojshme ajo tani është pa brenga”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. “Stërvitjet do të vazhdojnë në qytetin e Celjes, në akademinë e ashtuquajtur ‘Sankaku’”, theksoi më tutje Kuka.  Ai e pranon se me afrimin e garës po rriten edhe emocionet në kampin e xhudos. “Natyrisht se me afrimin e garës po rriten edhe emocionet, por tanimë si ekip jemi më shumë përvojë dhe jemi duke e pritur garën me mjaft qetësi”, ka thënë kryetari i federatës. Kosova sytë i ka nga Majlinda dhe Nora, pra për medalje, a është një ngarkesë për gjithë këto garuese? “Ngarkesa sigurisht që ekziston dhe është e madhe për vet faktin që si shtet do të jemi prezent për herë të parë në Lojërat Olimpike, por edhe është ndjenja që shteti të prezantohet në mënyrën më të mirë, duke e ditur faktin se Majlinda është favorite në kategorinë e saj e po ashtu edhe Nora është pretendente serioze për medalje!”, shpreh optimizmin Kuka.  Ai më tutje tregon se çfarë do të stërviten krenaritë  e sportit tonë, Majlinda dhe Nora: “Tani vazhdohet më shumë me përgatitje taktiko- teknike  edhe ambientimin për ditën e garës!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat