Kosova, për herë të parë në Lojërat Olimpike

Xhudo

Kosova, për herë të parë në Lojërat Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2016 Në ora: 10:53
Majlinda Nora

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka postuar një fotografi interesante, ku janë dy xhudistet e mirënjohura, Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg), të cilat janë  potenciali më i madh që mund t’i sjellin medaljen e parë shtetit të Kosovës. Majlinda, kampionia e dyfishtë e botës dhe e Evropës, si dhe Nora fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’, po përgatiten në çdo aspekt. “Për herë të parë shteti ynë në Lojëra Olimpike. E herën e parë dy Norma Olimpike”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat