Çfarë bashkëpunimi i kërkojnë Kuka e Majlinda Behxhet Pacollit?

Xhudo

Çfarë bashkëpunimi i kërkojnë Kuka e Majlinda Behxhet Pacollit?

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2016 Në ora: 15:39
Kuka, Pacolli e Majlinda

Me 5 gusht fillojnë Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, ndërsa Kosova për herë të parë do të merr pjesë në këtë ngjarje të madhe botërore. Të gjithë i kanë sytë të drejtuar nga kampionia e dyfishtë e Botës, dhe e Evropës, Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg). Dy xhudiste të spikatura dhe kudo që kanë shkuar kanë treguar klasin e lartë. Majlinda është konkurrent për t’i sjell medaljen e parë olimpike shtetit të Kosovës. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, u takuan me biznesmenin e mirënjohur shqiptar Behxhet Pacollin, ndryshe kryetar i AKR-së. “Sot u takuam me Behxhet Pacollin njeriun e sukseseve sidomos në sferën e biznesit u dakorduam që të fillojmë një bashkëpunim për Ciklin Olimpik 2016-2020 në rrugëtim të sukseseve dhe rritjes së ekipit Olimpik Tokio 2020”, shkruan Kuka n[ë facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat