Kosova ka dy trimëresha

Xhudo

Kosova ka dy trimëresha

Nga: Kemajl Goca Më: 7 korrik 2016 Në ora: 12:12
Majlinda, Dritoni e Nora

U mbyllën garat kualifikuese për normat olimpike në xhudo, ndërsa shteti i Kosovës ka dy norma të konfirmuara olimpike për Lojërat Olimpike – “Rio 2016”. Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e botës dhe e Evropës, si dhe Nora Gjakova, fitues e medaljes ë bronztë në Kampionatin Evropian, janë me norma të konfirmuara. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se është diçka e jashtëzakonshme që të kesh dy norma nga sporti i xhudos. “Normat olimpike janë të konfirmuara, e për ftesë jemi në pritje. Kosova me dy norma në xhudo, është sukses i madh dhe vlera e sportit të një shteti matet me normat e fituara për Olimpiadë”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cilat janë sfidat e ardhshme, a do të merrni pjesë në ndonjë garë? “Jemi në Pejë, po e përpunojmë agjendën deri në Rio saktësisht. Pra, edhe një garë do të marrim pjesë, por ende nuk e di në cilën garë”, tha Dritoni. Ndërkaq, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, u shpreh se është një arritur e madhe. Agroni thotë se dy norma të fituara është më e mira e mundshme. “Kjo ka qenë më e mira e mundshme, është sukses i madh që Nora ka arritur kualifikimin direkt!”, tha kryetari i federatës. Ai është optimist sa i përket Lojërave Olimpike se mund të kthehen me medalje e cila do të ishte e para në histori të shtetit të Kosovës. “Çfarë pres nga Lojërat Olimpike në përgjithësi? Atëherë realisht ish dashtë të kthehemi me medalje. Natyrisht Majlinda synon të artën, Nora është në formën më të mirë në karrierë e nuk do të ishte fare befasi nëse do të jetë njëra prej medalisteve në kategorinë e saj. Edhe pse me ftesë (ftesën e ka prej IJF-së, vetëm pritet konfirmim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) Distria Krasniqi po ashtu ka gjasa të mira të jetë njëra nga medalistet”, theksoi Agroni. Të hënën kanë përfunduar edhe garat kualifikuese për normë olimpike në xhudo, ku mendoni tani e tutje t’i vazhdoni përgatitjet deri në fillim të Lojërave Olimpike – ‘Rio 2016’? “Deri kah mesi i muajit qershor përgatitjet vazhdojnë në Pejë, ndërsa vazhdojnë në jug të Francës më kombëtare, si Francën, Brazilin etj. Pastaj edhe në Slloveni”, tregon Agroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat