Liberot e Prishtinës

Volejboll

Liberot e Prishtinës

Nga: K. G. Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:22
Linda Selmani dhe Rrahime Maliqaj

Kanë një vullnet e dëshirë për suksese të mëdha në elitën e volejbollit të Kosovës. Është fjala për volejbollistet e talentuara të Prishtina F. Rrahime Maliqajn dhe Linda Selmanin. 

Volejbollistet stërvitin dy herë në ditë me bashkëlojtare dhe nën drejtimin e trajneres Ganimete Gërbovci. Motivi shtesë te Rrahimja dhe Linda është se garojnë në Superligë dhe synojnë ta dëshmojnë fuqinë me ekipin me të vjetër të kryeqytetit, që ka sjellë shumë trofe në të kaluarën.

Ato me vajza tjera pretendojnë në radhë të parë lojëra të mira dhe t’i kënaqin edhe tifozët me besnikë që kanë. Me një fjalë, Rrahimja dhe Linda, luajnë në pozita e liberos, dy emra me perspektivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat