Botërori i volejbollit nis me fitoret e dy vendeve organizatore

Volejboll

Botërori i volejbollit nis me fitoret e dy vendeve organizatore

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 13:56
Botërori i volejbollit

Në Itali dhe Bullgari nisi kampionati botëror i Volejbollit për meshkuj. Të parat që zbritën në parket për këtë turne ishin pikërisht vendet organizatore të tij.

Italia luajti përballë Japonisë në sfidën e saj të parë të grupit A. Skuadra e “të kaltërve”, e udhëhequr nga Zaytsev në formë, ishte superiore ndaj Japonisë dhe e mbylli sfidën me rezultatin 3-0, duke marrë edhe kryesimin e grupit. Rezultati i seteve të fituara nga italianët ishte 25-20, 25-21 dhe 25-23.

Ndërkohë, Bullgaria mundi Finlandën 3-0 në ndeshjen e saj të parë të grupit D. Ajo mes tyre ishte një ndeshje që nuk pati shumë histori, pasi Bullgaria, që e luajti sfidën në Varna, zhvilloi një lojë shumë më të mirë sesa finlandezët, duke i fituar setet me rezultatin 25-21, 25-19 dhe 25-22.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat