Hajdaraj: Pak ka federata si FVK-ja, që kanë bërë punë më të mirë...

Volejboll

Hajdaraj: Pak ka federata si FVK-ja, që kanë bërë punë më të mirë...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:35
Hajdaraj: Pak ka federata si FVK-ja, që kanë bërë punë më të mirë...

Volejbollisti me përvojë të madhe, Bardhyl Hajdaraj, ndryshe anëtar i KV Pejës dhe i kombëtares së Kosovës, tha se pak ka federata në Kosovë si Federata e Volejbollit në Kosovë, që ka bërë punë të mirë. “Unë kësaj sezone po i futem si veteran i këtij sporti, që e luaj nga viti 2003 dhe është sezoni i 16-të, nuk me mungojnë as përvojat e mira as te këqija por që ndryshime për të mirë ka dita ditës në volejbollin tonë edhe pse vazhdon të jetë sport i varfër në cilësi dhe në anën materiale, në anën tjetër FVK e ka shfrytëzuar shumë mirë trampolinën që i është ofruar nga federata botërore dhe pak ka federata në Kosovë, që kanë bërë punë më të mirë këto dy - tri vite se sa federata jonë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat