Aty ku sundojnë femrat, zëri i meshkujve pak dëgjohet në një klub të Kosovës!

Volejboll

Aty ku sundojnë femrat, zëri i meshkujve pak dëgjohet në një klub të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:25
Mehdi Mehmeti

Kryesia e klubit dominohet pothuajse nga të gjitha femrat apo ish sportiste! Kjo ngjan të klubi Prishtina F. (femrat), që është rikthyer në elitën e volejbollit të Kosovë. Ose aty ku sundojnë femrat, pak dëgjohet zëri i meshkujve.

Një klub që synon përmasat evropiane, që kërkon disiplinë e punë dhe angazhim, si dhe profesionalizëm deri në pikën e fundit. Synon suksese dhe madje ia kanë mësyrë edhe titullit dhe Kupës së Kosovës. Kryetrajnere është Ganimetre Gërbovci, presidente e klubit Halime Fetahu, që të dyja ish volejbolliste edhe të kombëtares së Kosovës.

Image

Prishtina F.

“Akoma kemi me pas prurje të ish lojtareve në kryesi të klubit. Deri tani në kryesi të klubit janë: Bedrije Gashi, Selvije Vllasi, Arijeta Hyseni, Laura Seferi, Ganimete Gërbovci, Halime Fetahu, në biseda jemi me Afërdita Sadikun, Feime Shalën, Shemsije Asllanaj, kështu që nuk do i harrojmë ikonat e  volejbollit të Kosovës, të gjitha e kanë derën hapur në klubin tonë”, thotë Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit, i cili duket se po ndihet si minoritet brenda kolektivit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat