Ilazi, Jashari, Gërbovci, Kadriu dhe Krasniqi, kush kujt po i frikësohet?

Volejboll

Ilazi, Jashari, Gërbovci, Kadriu dhe Krasniqi, kush kujt po i frikësohet?

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:03
Lorik llazi

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në volejboll (femrat), pritet të fillon në javën e parë të tetorit! Klubet kanë llogaritë e tyre dhe disa prej tyre synojnë titullin e kampionit.

Image

Vildane Jashari

Drita nga Gjilani futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit, kurse Kastrioti i Ferizajt në mbrojtjen e trofeut të Kupës së Kosovës. Lorik Ilazi është kryetrajner i Dritës, Ylli Kadriu te Skenderaj,  Vildane Jashari te Kastrioti,  Naser Krasniqi te Prishtina Volley dhe Ganimete Gërbovci te Prishtina F., trajnerët që me klubet e tyre synojnë të gjitha trofetë.

Image

Ylli Kadriu

Kush kujt ia ka më shumë frikën? Lorik Ilazi pak a shumë e konsideron si rivale kryesore Skenderajn, por edhe ndonjë skuadër tjetër kurse Ylli Kadriu ka qetësinë dhe pretendon se do ta kenë fjalën kryesore. Vildane Jashari shpreson se do t’i befason të gjithë dhe nuk i frikësohet asnjë rivales, ndërsa Naser Krasniqi kërkon maksimumin nga vashat dhe si rivale kryesore e sheh edhe Prishtina F, që mund të jenë në një rivalitet më shumë se sportiv.

Image

Naser Krasniqi

Ganimete Gërbovci, paksa e stresuar, një emër i ri i trajnereve, që do të djersitet shumë nga presioni që mund të ketë nga rivalet, por brenda klubit të saj e quajnë si trajnere “Tomahowk”, që do t’i shkatërrojë të gjitha. Mbetet të shihet se kush i ka muskujt më të fortë, Ilazi, Kadriu, Jashari, Krasniqi apo Gërbovci?

Image

Ganimete Gërbovci

Krejt në fund, nga disa njohës Ilazi vlerësohet me notën 10, për shkak se është kampion me Dritën, Jashari me 9, pasi që ka fituar Kupën; Kadriu me 8, për faktin se ishte në finale të kampionatit; kurse Krasniqi me 7 sepse shtoi rivalitetin në ligë; Gërbovci me notë 6 sepse arriti me Prishtina F. të ngjitet në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat