Prishtina Volley përforcohet edhe me një lojtar

Volejboll

Prishtina Volley përforcohet edhe me një lojtar

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:34
Armend Berisha, Xhavit Kajtazi dhe Bahri Gjinovci

Disa skuadra po hulumtojnë tregun, disa janë ende në gjumë të thellë, megjithëse afati kalimtar për volejbollistë e volejbolliste pothuajse po i vjen edhe fundi përkatësisht me 30 gusht gjithçka përfundon në orën 24.00.  

Prishtina Volley pas përforcimit me volejbollistin Shkëlqim Ismaili nga Theranda, kësaj skuadre ia rrëmben edhe një lojtar tjetër. Është fjala për liberon Armend Berishën dhe është prej më të mirëve në vendin tonë, reprezentues i Kosovës.

Prishtina është në bisedime edhe me disa lojtarë dhe shumë shpejt pritet t’i konfirmojë emrat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat