Nësër dhe pasnesër organizon “Beach Volley” në Skenderaj

Volejboll

Nësër dhe pasnesër organizon “Beach Volley” në Skenderaj

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 17:04
“Beach Volley” e ka mbështetur edhe Federata e Volejbollit të Kosovës

Komuna Skenderaj ka njoftuar se për herë të parë organizon aktivitetin sportiv “Beach Volley”, në rërën e improvizuar në hapësirën e sheshit “Adem Jashari”, në kuadër të aktiviteteve “Skenderaj Open 2018”, që përmbyll tërë ngjarjet kulturore, sportive e rekreative të organizuara për nder të bashkatdhetarëve tanë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, që udhëheq manifestimin “Skenderaj Open 2018”, këto aktivitete janë pjesë e implementimit të planit të punës së ekzekutivit për këtë vit, ndërsa “Beach Volley” organizohet në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike në Skenderaj.

“Realizimin e këtij projekti e bën Qendra Rinore Publike e Skenderajt, dhe është bashkëveprim i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qendrës Rinore Publike dhe donatorëve, kryesisht operatorë ekonomik nga Komuna e Skenderajt”, është shprehur mes tjerash drejtori Shala.

Ai ka bërë të ditur se organizimin e “Beach Volley” e ka mbështetur edhe Federata e Volejbollit të Kosovës, përkatësisht drejtori i Beach Volley të Kosovës, z.Visar Alimehaj, me referim dhe pajisje të tjera teknike.

Ky aktivitet po e përmbyll një mori aktivitetesh, kampanjash, në kuadër të ditëve të mërgatës 2018, dhe si tillë ky turnir paralajmëron muajin e rinisë 2018, që sipas planit të punës së DKRS-së është paraparë muaj shtator, ku priten të zhvillohen aktivitete të shumta rinore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat