Beachvolej, një sport që po pushton zemrat e të rinjve dhe të rejave

Volejboll

Beachvolej, një sport që po pushton zemrat e të rinjve dhe të rejave

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:20
Beachvolej, një sport që po pushton zemrat e të rinjve dhe të rejave

Beachvolej (volejbolli në rërë) është prej sporteve më atraktive në vendin tonë dhe edhe këtë vit janë organizuar disa nga aktivitetet me sukses nga Federata e Volejbollit e Kosovës. Synimi i Federatës së Volejbollit të Kosovës është që këtë aktivitet ta organizojë edhe më mirë në vitin e ardhshëm, e cila gjithnjë e më shumë po futet në zemrat e të rinjve dhe të rejave.  Gara e fundit që u mbajt në Fushë Kosovë u vlerësua si pozitive dhe që kënaqi edhe të gjithë të pranishmit që ishin në këtë ngjarje të respektuar.

“Për dy ditë me radhë në “Holiday Resort” në Sllatinë të Fushë Kosovës është mbajtur turneu i parë i Kampionatit të Kosovës në beachvolej në konkurrencën e seniorëve meshkuj dhe femra. Në konkurrencën e femrave fitues doli dyshja nga Kastrioti i Ferizajt, Jashari/Ramadani të cilat në finale fituan ndaj dyshes Ibrahimi/Sylejmani. Vendin e tretë e fituan dyshja nga Gjilani Shabani/Hyseni. Në konkurrencën e meshkujve vendin e parë e fituan dyshja Berisha/Mustafa të cilët në finale fituan ndaj dyshes Ismajli/Pllana, ndërsa vendin e tretë e fitoj dyshja Bajraktari/Shabani.

Në fund të turneut për tri vendet e para Federata e Volejbollit e Kosovës ndau medalje, kupa dhe një shumë të caktuar të parave. Renditja përfundimtare Femrat: 1. Vildane Jashari/ Valmira Ramadani; 2. Nazmije Ibrahimi/ Dhuratë Sylejmani; 3. Fjolla Shabani/ Fjolla Hyseni dhe te meshkujt: 1. Armend Berisha/Faton Mustafa; 2. Shkëlqim Ismajli/ Alfred Pllana, 3. Dardan Bajraktari/Ismajl Shabani”, bëhet e ditur nga FVK-ja. Ishte një rivalitet i madh mes garuesve në beachvolej dhe që la përshtypje të mirë të të gjithë të pranishmit.  Garuesit u munduan me mish e më shpirt dhe secili dha maksimumin, por mbeten me një dëshirë që të ardhmen konkurrenca të jetë gjithnjë e më e fortë. Sipas FVK-së, më kuadër të projekteve për zhvillimin e volejbollit, FVK në partneritet me Konfederatën Evropiane të Volejbollit do të organizon “Festivalin për beachvolej dhe Mini Volleyball”.

Garat mbahen sot në Holiday Resort në Sllatinë, kurse të drejtë pjesëmarrje kanë fëmijët nga 12-16 vjet. Prandaj, edhe kjo garë zgjon vëmendjen e madhe sidomos që të rinjtë të dëshmojnë cilësitë e tyre. FVK-ja, zotohet se do të orvatet me të gjitha kapacitetet që ka që të organizojë këtë festival sa më mirë dhe të jetë shembull edhe për shtetet e rajonit. Gjithsesi se ka qenë një verë e mirë dhe me përplot aktivitete sportive. Kështu që, ka kohë që FVK-ja nuk ka pasur më shumë aktivitete se në tre mujorin e fundit dhe që kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe gjëra të mira sidomos nga ana e organizimit të garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat