Selektori i kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci, ka projektet e tija dhe siç merret vesh, synon ta ndërtojë një kombëtare të fuqishme për të ardhmen.
Ai fundjavën që e lamë pas (të dielën), ia dorëzoi Lila Sengunnit çmimin si pasuesja më e mirë në Kampionatin Ballkanik U-17, që u mbajt në Turqi.
Në fakt, Lila Sengunn pos që luan për Turqinë U-17, paraqitet edhe për Fenerbahce-n, ndërsa selektori Gjinovci është i fascinuar me lojërat e kësaj lojtare. Gjinovci konsiderohet si selektor i vyeshëm dhe që mund të arrijë suksese në të ardhmen.