Blloku me synime të mëdha me Rrëshenin, si rivale i sheh UMB Tiranën dhe Teutën

Volejboll

Blloku me synime të mëdha me Rrëshenin, si rivale i sheh UMB Tiranën dhe Teutën

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:05
Blloku me synime të mëdha me Rrëshenin, si rivale i sheh UMB Tiranën dhe Teutën

Volejbollistja e mirënjohur shqiptare, Ergysa Blloku, është krenare me ekipin e ri, Rrëshenin dhe synojnë titullin në Kampionatin Shqiptar. Reprezentuesja e Shqipërisë aspak nuk është pishman që u largua nga skuadra e kryeqytetit shqiptar, Partizani dhe veshi fanellën e Rrësheni.

Blloku që luan në pozitën e pranueses beson e shpreson se me kolektivin e saj të ri do të luftojnë për titullin e kampionit. Ajo tregon arsyet përse u largua nga Partizani: “Arsyet që lëvizin çdo lojtare, dihet që janë kushtet financiare”. Ambiciet e saja janë të jap maksimumin në arritjen e qëllimit.

“Me përbërjen që ka ekipi normal që synojmë titullin”, tha Blloku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në një mjedis të ri, ka emra të mëdhenj të këtij sporti në përbërje? “Surprizë mendoj”, përgjigjet ajo.  Si kandidate për titull i sheh disa skuadra krahas Rrëshenit: “Të them të drejtën akoma nuk dihen përbërjet përfundimtare të ekipeve por dihet që UMB Tirana dhe Teuta janë kandidate”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat