Në Gjakovë mbahet Kampionati Ballkanik

Volejboll

Në Gjakovë mbahet Kampionati Ballkanik

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:05
Pamje nga një stërvitje

Në datat 18-22 korrik, në Gjakovë do të zhvillohet Kampionati Ballkanik për moshën U-17 në volejboll për vajza, event ku do të përfaqësohet edhe Shqipëria. Kombëtarja kuqezi do të drejtohet nga trejneret Ana Gjelaj dhe Borana Begiç, që nga dita e sotme kanë nisur punën me vajzat e seleksionuara.

Pas seleksionimit të kryer sot në "Asllan Rusi", stërvitja do të vazhdojë në mjediset e Akademisë "Dhimitraq Goga”. Në këtë event Ballkanik, përveç Kosovës e Shqipërisë pjesëmarrëse janë edhe ekipet kombëtare të Bosnje-Herzegovinës, Malit të Zi, Rumanisë dhe Turqisë.

FSHV i uron kombëtares U-17 pune të mbarë gjatë këtyre ditëve të fazës përgatitore dhe suksese në Kampionatin Ballkanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat