Mehmeti: Ku po i çoni paratë bre?

Volejboll

Mehmeti: Ku po i çoni paratë bre?

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 13:25
Mehdi Mehmeti

Drejtori i klubit sportiv Prishtina F., Mehdi Mehmeti,  ka një mal akuzash në drejtim të disa matrapazëve siç thotë ai! Ai nuk pajtohet me gjendjen se si shkon volejbollit qoftë i meshkujve qoftë i femrave dhe për paranë si shpenzohet. “Desha ta di se mbi 40 klube të FVK-ës, a kanë kryesi të klubeve!!Këto kryesi të klubeve a mendojnë se kënd e dërgojnë delegat në kuvend!? Desha ta di se çka kanë përfitua nga kjo federatë? E di që përfitime klubet nuk i kanë pas as edhe një cent, përfitime kanë pas vetëm ata delegat që kanë votua për ta.

Delegatët kanë përfitua në emër të klubit ndoshta 200 ka edhe që kanë përfitua 500 euro. Po ku po mbesin lojtarët dhe lojtaret? Djersa e tyre po zhvatet nga delegatët e klubeve të tyre, klubet duhet ta dinë që derisa nuk ishte kjo strukturë e kësaj federate, klubet nga kryetarët e mëparshëm merrnin prej 1.500 euro klubet e ligës së parë, kurse Superliga merrte 2.500 euro, dhe çdo vit të rejat dhe të rinjtë i dërgonin nëpër kampe në Shqipëri. Këto të dhëna delegatët e klubeve e kanë për obligim ti njoftojnë klubet ose më mirë të themi lojtaret dhe lojtarët e klubeve të tyre. Klubet duhet të dijnë kah janë kah i orientojnë paratë kjo kryesi, por këta në mënyrë “mafioze” i kënaqin apetitet e individëve nëpër udhëtime nëpër botë, ku shumë prej tyre nuk e njohin volejbollin, nuk punojnë për të mirën e volejbollit dhe marrin mëditje të majme në kurrizin e sportistëve dhe çka është ma e keqja zhvatin paranë e taksapaguesve.

Të gjitha këto që i shkrova nga mllefi kur pashë se ky matrapaz i volejbollit tani do harxhojë paranë publike në beach volley nëpër Europë. Si vetë iku në Taragona të Spanjës në cilësinë e trajnerit me 50% të ekipit të Kastriotit, klubi i kryetarit të federatës. Tani do të kemi vajza djem për në Rusi, pastaj fluturime për Estoni dhe Çeki. Për një person dita do të jetë 170 e x6 persona x 6 ditë=6.120 euro plus biletat e aeroplanit harxhimet do të jenë afro 17.000 euro. Në lojëra koti. Këto janë harxhimet të cilat nuk investohen për klube por vetëm për ekskursionet e tyre. Deri kur klubet do të rrinë duarkryq e ti durojnë disa matrapazë me shkatërrua këtë sport bujar”, shkruan Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat