Trajneri Martiri: Vendi i tretë në Ligën e Europës, sukses për volejbollin shqiptar - Bota Sot
Trajneri Martiri: Vendi i tretë në Ligën e Europës, sukses për volejbollin shqiptar

Volejboll

E enjte, 19 korrik 2018

Trajneri Martiri: Vendi i tretë në Ligën e Europës, sukses për volejbollin shqiptar

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 07:14
Altin Martiri

Vendi i tretë në Ligën e Europës për ekipin kombëtar të femrave ka qenë një sukses i madh për volejbollin shqiptar, që pas 3 vitesh pjesëmarrje arrin më në fund të kualifikohet për në fazën finale dhe të ngjitet në podium. Kjo meritë e një grupi që e nisi këtë aventurë 3 sezone më parë dhe tashmë arriti një rezultat fantastik, duke korrur 6 fitore dhe pësuar 2 humbje në 8 takimet e luajtura.

“Që kur u kualifikuam për në fazën finale ne e arritëm objektivin tonë në Divizionin e Argjendtë, – komenton trajneri i kombëtares së femrave Altin Martiri. – Shqipëria është një vend i vogël dhe ne jemi ende duke e zhvilluar volejbollin, por në këtë edicion arritëm rezultate të mëdha, pasi fituam 6 ndeshje dhe në fazën finale morëm medaljen e bronzit. Kjo është e jashtëzakonshme për ne”.

“Ky është një rezultat i madh, i rëndësishëm për volejbollin shqiptar. Pasi humbëm ndeshjen gjysmëfinale ndaj Suedisë nuk ishte e lehtë të përgatiteshim për takimin ndaj Estonisë, por u përshtatëm shumë shpejt me rivalin dhe gjetëm ritmin e duhur. E merituam këtë vend të tretë, kjo për meritë të vajzave, që bënë një ndeshje shumë të mirë”, tha trajneri Altin Martiri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test