Mehmeti ia numëron gabimet Federatës së Volejbollit të Kosovës - Bota Sot
Mehmeti ia numëron gabimet Federatës së Volejbollit të Kosovës

Volejboll

E hënë, 16 korrik 2018

Mehmeti ia numëron gabimet Federatës së Volejbollit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:18
Mehmeti ia numëron gabimet Federatës së Volejbollit të Kosovës

Drejtori i klubit të volejbollit Prishtina F. (femrat), Mehdi Mehmeti, vazhdon luftën e ashpër me Federatën e Volejbollit të Kosovës.  Ai shprehet kritikë dhe sipas tij, Europa e bota punojnë me letra dhe nuk lejojnë falsifikime!  Sipas tij, Federata nuk po i respekton rregulloret dhe herë pas here bënë shkelje. 

“Sulmet ndaj klubit tonë (Prishtina F.) nuk kanë të ndalur, pse i kemi shkruar CEV-it (Federatës Evropiane të Volejbollit).

Por për Bardhylin nuk kemi shkruar, vetë federata ka kërkua për disa lojtarë se a janë me rregull me dokumentacione. CEV-i ju ka kthye përgjigjen me shkrim se cilët lojtarë kanë drejtë të luajnë për kombëtare e kush nuk ka të drejtë. CEV-i dhe FIVB i intereson pasaporta si lojtarë e jo pasaporta e shtetit. Disa lojtarë si Gazmend Husaj, Adriatik Kajtazi, Bardhyl Hajdari, Vildane Jashari janë regjistruar si lojtarë në kombëtaren e Shqipërisë dhe janë në listat e Vis, prandaj pa bërë pagesat sikurse që u bë pagesa për Vildane Jasharin atëherë këta lojtarë njihen si lojtarë të kombëtares së Shqipërisë. Më përmendin se këta lojtarë janë të Kosovës me pasaporta të Republikës së Kosovës por këta lojtarë pasaportën e volejbollit e kanë në kombëtaren e Shqipërisë.

Shtrohet pyetja pse nëse janë në rregull nuk u ftuan në kombëtaren e Kosovës këta lojtarë: Gazi, Adriatiku, Bardhyli etj. Është shumë lehtë të sulmosh dikë apo ta fajësosh dikë për mos rezultate. Se këta njerëz siç është kryetari i kontestuar i ka në gjak falsifikimet dhe njerëzit që e rrethojnë njëjtë mendojnë. Kjo është federata e falsifikatorëve”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test