Shqipëria fitoi medalje të bronztë - Bota Sot
Shqipëria fitoi medalje të bronztë

Volejboll

E hënë, 16 korrik 2018

Shqipëria fitoi medalje të bronztë

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 10:45
Shqipëria fitoi medalje të bronztë

Kombëtarja e Shqipërisë femrat në volejboll arriti të siguronte medaljen e bronzit duke u renditur në vendin e tretë të Divizionit të Argjendtë të Ligës së Europës. Vajza kuqezi mposhtën Estoninë me rezultatin 3-0 në takimin e vlefshëm për vendin e 3-4, duke siguruar kështu një vend në podium.

E drejtuar nga Altin Mërtiri, Shqipëria në 8 ndeshje të zhvilluara në këtë turne arriti të fitonte 6 dhe humbi vetëm 2 prej tyre. Teksa skuadra kuqezi u mposht nga Suedia në gjysmëfinale me rezultatin 3-0.

Në përfundim të këtij turneu, është shpallur edhe skuadra ideale e këtij eventi europian, “dream team” i Ligës së Europës, ku bëjnë pjesë edhe dy volejbolliste kuqezi, Arjola Prenga dhe Sava Thaka. Prenga është vlerësuar si një nga shuteret më të  mira, ndërsa Thaka u dallua në lojën e saj në bllok.

MVP e Ligës së Europës

Isabelle Haak  (Suedi)

Dream Team

Pasuesja më e mirë: Josephine Tegenflak (Suedi)

Diagonalistja më e mirë:  Isabelle Hak (Suedi)

Shuteret më të mira: Ariola Prenga (Shqipëri) dhe Ana Hak (Suedi)

Qendrat më të mira: Sava Thaka (Shqipëri) dhe Nina Nesimovic (Austri)

Libero më e mirë: Sophie Uallner (Austri)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test