Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në “Feti Borova” - Bota Sot
Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në “Feti Borova”

Volejboll

E diel, 24 qershor 2018

Nuk ka mrekulli, kombëtarja humbet me Hungarinë në “Feti Borova”

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 06:54
kombëtarja

Përmbysja e madhe që kombëtarja e meshkujve shpresonte të realizonte sot në mbrëmje në sallën e lojërave “Feti Borova” ndaj Hungarisë nuk ndodhi, pasi Shqipëria u mund 3-2 nga miqtë, duke pësuar humbjen e katërt në këtë edicion të Ligës së Europës. Kombëtarja kuqezi e trajnerit Jani Melka synonte të korrte sot një tjetër fitore ndaj Hungarisë, pas asaj të 10 ditëve më parë, por nuk ia doli dot mbanë. Miqtë fituan dy setet e para, por Shqipëria nuk hoqi dorë dhe arrin të barazojë 2-2 shifrat e seteve, por pa bërë dot mrekullinë, pasi zhgënjyen në setin final. Gjithsesi, kuqezinjtë marrin një pikë që e mban në vendin e tretë në Grupin B.

Seti i parë është tejet i ekuilibruar, me rivalitet dhe emocione, ku rezultati barazohet fisa herë, aq sa fituesi vendoset në pikët shtesë, 28-26 për Hungarinë, që e karikuar nga kjo nisje e mirë arrin të dominojë në fushë edhe në setin e dytë. Miqtë luajnë më mirë dhe përfitojnë nga disa gabime të kuqezinjve, për të fituar 25-19 edhe setin e dytë. Por Shqipëria nuk dorëzohet dhe arrin të përmirësojë lojën e saj në setin e tretë, ku dominon dhe fiton 25-21, duke rihapur ndeshjen. Mjaft i bukur edhe seti i katërt, ku të dyja skuadrat rivalizojnë fort, por kjëtë herë pikët shtesë janë për Shqipërinë, që fiton 29-27 dhe barazim 2-2 me sete.

Por përmbysja nuk vjen, pasi në setin final Shqipëria nuk ka më atë forcë dhe duket e lodhur, por edhe gabon shumë në pritjen e topit të parë. Hungaria përfiton dhe fiton 15-9, mduke korrur fitoren e parë në këtë edicion, ndërsa kuqezinjtë pësojnë humbjen e katërt, e cila nuk pritej pas fitores në Budapest në përballjen e parë. Më 6 qershor, sërish në Tiranë, ndeshja e fundit, ajo ndaj Kroacisë.

Shqipëri – Hungari, 2-3 (26-28, 19-25, 25-21, 29-27, 9-15)

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Malaj, Qepa, Kula, A.Qafarena, Çullhaj, Baruti, Gaxiri, Bërdufi, Deliu. Trajner: Jani Melka

HUNGARIA: Szabo, Nagy, Papai, Magyar, Banai, Keen, Kaszap, David, Padar, Blazsovics, Deak, Kalmar, Gebhardt, Krupanszki. Trajner: Bogdan Tanase

Gjyqtarë: Dejan Rogic (Serbi), Igli Feshti (Shqipëri).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test