European League/femra, Shqipëria mposht 3-0 Gjeorgjinë - Bota Sot
European League/femra, Shqipëria mposht 3-0 Gjeorgjinë

Volejboll

E martë, 14 gusht 2018

European League/femra, Shqipëria mposht 3-0 Gjeorgjinë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 07:23
Përfaqësuesja Shqiptare e volejbollit

Përfaqësuesja Shqiptare e volejbollit të femrave e nisi me fitore aventurën në Grupin B të turneut “Volleyball Silver European League”. Vajzat kuqezi triumfuan 3-0 në duelin e parë të luajtur me Gjeorgjinë në kryeqytetin Tbilisi. Perioda e  parë u mbyll në shifrat 25-16, ndërkohë që në të dytën gjeorgjianet mundët të siguronin vetëm dy pikë më shumë, duke u mposhtur me shifrat 25-18.

Në periodën e tretë dhe të fundit, vajzat kuqezi e panë disi veten në vështirësi, pasi gjeorgjianët u shfaqën më kërkuese, por sidoqoftë në fund ishte skuadra e Altin Mërtirit që rrëmbeu një tjetër set, duke e mbyllur në shifrat 25-22 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Një paraqitje e shkëlqyer e vajzave kuqezi, që e merituan këtë fitore. Ndërkohë Austria fitoi 3-1 ndaj Izraelit, në një duel që zgjati diçka më tepër se 100 minuta.

Sa i përket renditjes në Grupin B Shqipëria kryeson me tri pikë, e ndjekur nga Austria po me tre pikë, më pas vijnë Izraeli dhe Gjeorgjia. Shqipëria do të ketë një përballje direkte për kreun e grupit kundër Austrisë më 23 maj në “Tirana Olimpik Park, ndërsa më datë 26 maj do të udhëtojë në Izrael.

Grupi B

Shqipëria     3

Austria  3

Izraeli    1

Gjeorgjia     0

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test