Prenga: Fat i mirë i Kosovës që luan në arenë ndërkombëtare - Bota Sot
Prenga: Fat i mirë i Kosovës që luan në arenë ndërkombëtare

Volejboll

E hënë, 20 gusht 2018

Prenga: Fat i mirë i Kosovës që luan në arenë ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2018 Në ora: 18:19
Adelajda Prenga

Me finalet e Superkupës (femra e meshkuj) ka rënë perdja për edicionin 2017-18 në volejboll. Volejbollistet e Dritës fituan dy trofetë nga tri të mundshmet. Drita nga Gjilani është kampione dhe fituese e Superkupës, por mbetet pa Kupën e Kosovës, pasi që kishte humbë me 3:2 nga Kastrioti i Ferizajt. Të enjten që e lamë pas Drita iu revanshua me rezultat 3:0 Kastriotit, në finalen e Superkupës.

Meritë e sukseseve të Dritës pa dyshim se janë të gjithë në kolektivin bardhë e kaltër , por gjithsesi janë edhe bashkëshortët: Lorik Ilazi, trajner dhe volejbollistja Adelajda Prenga.  Adelajda tha se është kënaqësi kur sheh një Dritë të fortë me lojtare të reja dhe me shikueshmëri të madhe, madje deri në 3.000 shikues në palestrën e sportit në Gjilan.

“Bota sot”: Drita fiton Superkupën, a ishte një hakmarrje ndaj Kastriotit?

Adelajda Prenga: Jo absolutisht hakmarrje. Besoj Drita për Kupë humbi pak fati pak loja jo e mirë dhe një ndeshje e humbur gjatë gjithë kampionatit edhe për atë arsye ndoshta patëm krizë, mund të them mbas asaj humbjes së Kupës.

“Bota sot”: A është një sukses i madh, kampion dhe fitues te Superkupës?

Adelajda Prenga: Po, patjetër që është sukses, se për këtë punojmë e synojmë në fund trofetë. Mendoj që Dritën e veçon loja e pastër dhe mund të them që jemi një shkollë për lojën që bëjmë. Dimë çka duam dhe sinqerisht punojmë shumë për të nxjerr në pah një lojë të mirë.

“Bota sot”: Drita pothuajse ka shikueshmërinë më të madhe në vend, a është edhe një motiv shtesë?

Adelajda Prenga: Fitoret tona, trofetë tona i bien atë publik fantastik drejt sallës së sportit. Mund të them që është një publik e tifozeri që nuk mund të gjesh në asnjë vend. Tifozët e dashamirët e sportit, familjarët tonë kanë qenë përkrahja jonë nga fillimi i kampionatit, duke vazhduar me kupën, kampionatin dhe Superkupën. Sinqerisht është për t’i falënderuar shumë sepse janë një motiv shumë i madh për ne.

“Bota sot”: Ka kohë që luani për Dritën në Kampionatin e Kosovës, a ka rritje të cilësisë?

Adelajda Prenga: Mendoj që është një dritë e gjelbër për këto dy vitet e fundit. Organizimet e shumta, aktivitetet janë një plus i madh për të parë cilësinë e lojtareve të reja.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë volejbollit në përgjithësi?

Adelajda Prenga: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test