Dy yje po largohen nga Shqipëria, afër kombëtares së Kosovës!? - Bota Sot
Dy yje po largohen nga Shqipëria, afër kombëtares së Kosovës!?

Volejboll

E diel, 24 qershor 2018

Dy yje po largohen nga Shqipëria, afër kombëtares së Kosovës!?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 17:39
Husaj, Gjinovci e Kajtazi

Yjet e volejbollit, Gazmend Husaj që luan për ekipin turk, ?negol dhe Adriatik Kajtazi për nënkampionin e Kosovës, Prishtina Volley, janë shumë afër kombëtares së Kosovës. Husaj e Kajtazi aktualisht luajnë për kombëtaren e Shqipërisë, por merret vesh se mund t’i bashkohen Kosovës. Husaj është i lindur në Pejë dhe Kajtazi në Prishtinës, merret vesh se po diskutojnë me përzgjedhshin e Kosovës, Bahri Gjinovci. Në fakt, diçka po zihet kur edhe është siguruar një fotografi nga takimit i fshehtë mes të lartpërmendurve. Gjinovci mundohet t’i bindë që ata të largohen na Shqipëria dhe t’i bashkohen Kosovës. “Është një luftë e fortë, Gjinovci kërkon me këmbëngulje që Kajtazi e Husaj t’i bashkohen Kosovës. Volejbollistët janë në hamendje!”, tha një burim i afërt me kombëtaren e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test