Erzeni fiton titullin pas 19 vitesh - Bota Sot
Erzeni fiton titullin pas 19 vitesh

Volejboll

E premte, 17 gusht 2018

Erzeni fiton titullin pas 19 vitesh

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:35
Pamje nga një ndeshje

Erzeni është kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra nga Shijaku triumfoi 3:1 me sete në finalen e katërt përballë Partizanit duke festuar titullin pas 19 vitesh mungesë.

Me dy setet e para që lanë gjithçka në baraspeshë, diferenca u bë në të tretin, që ishte edhe më i luftuari i ndeshjes. Me goditje dhe kundër-goditje dhe pikë pas pike, Erzeni arriti të fitonte 28 me 26 në frymën e fundit.

Ai set vendosi ekipin e Arben Sakos në pozita mjaft komode, ndërsa i dha një goditje të fort psikologjike volejbollistëve të Partizanit, që u shfaqën thuajse të dorëzuar në finalen e sfidës.

Kjo bëri që seti i katërt të dominohej plotësisht nga Erzenit, por të kuqtë arritën të ngushtonin diferencën dhe të riktheheshin në lojë, madje duke krijuar idenë se mund ta shtynin festën e ekipit shijakas.

Megjithatë, në fund triumfoi këmbëngulja e skuadrës së trajnerit Sako që fitoi setin e katërt me rezultatin 25-22 dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-1. Me të njëjtat shifra mbyllet edhe finalja e volejbollit për meshkuj në favor të ekipit që dominoi gjatë gjithë sezonit.

Për Erzenin ky është triumfi i katërt në histori në kampionatin shqiptar, me titullin kampion që rikthehet në Shijak prej vitit të largët 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test