Skenderaj pa Sherën - Bota Sot
Skenderaj pa Sherën

Volejboll

E enjte, 21 qershor 2018

Skenderaj pa Sherën

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2018 Në ora: 13:42
Sherife Behrami me bashkëlojtare

Klubi i volejbollit Skenderaj është i mërzitur shumë për faktin se do ta ndjejnë mungesën e volejbollistes më të mirë dhe kapitenes Sherife Behrami. “Adhurues të volejbollit në përgjithësi, dhe ju adhurues të KV Skenderaj në veçanti

me keqardhje ju njoftojmë se në finalen e II-të u lëndua kapitenja e Kosovës dhe KV Skenderajt Shera Behrami

Pas ekzaminimit të mjekut, del qe kapitenja jonë duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në gjurin e djathtë, dhe në këtë mënyrë do ti mungoj klubit tonë për disa muaj.

Shera është model i një vajze punëtore dhe luftarake në parket, dhe jemi të bindur që do të luftoj fort që të jetë sa me shpejt në mesin tonë. Gjithashtu, kërkojmë nga të gjithë ata që kanë mundësi, qe të na dalin në ndihmë për tu kujdesur sa më mirë dhe më shpejtë rreth shërimit të kësaj sportisteje të suksesshme”, bëhet e ditur nga KV Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test