Hajdaraj: Peja ka konfirmuar epitetin e favoritit - Bota Sot
Hajdaraj: Peja ka konfirmuar epitetin e favoritit

Volejboll

E mërkurë, 20 qershor 2018

Hajdaraj: Peja ka konfirmuar epitetin e favoritit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:53
KV Peja

Pejës po i troket titulli i kampionit të Kosovës. Për këtë është i bindur edhe volejbollisti pejan, Bardhyl Hajdaraj, që luan në pozitën e korrektorit – sulmuesit. Peja është më komode pas fitores me 3:0 në kryeqytet kundër Prishtina Volley-t, në ndeshjen e parë të finales së play-off-it në Kampionatin e Kosovës. Hajdaraj shprehet se janë duke u përgatitur për takimin e kthimit, që luhet të mërkurën (nesër, 20.00) dhe me fitoren të kremtojnë edhe titullin e kampionit. Pejanët janë në seri të fitoreve me 1:0 dhe skuadra me dy të fituara stoliset me titullin e kampionit. Prishtina Volley ka sprovë të vështirë në palestrën e sportit ‘Kaagaçi’ në Pejë, por paralajmëron hakmarrje për humbjen në kryeqytet.

 “Bota sot”:  Cila është atmosfera te KV Peja pas fitores me 3:0 në kryeqytet kundër Prishtina Volely?

Bardhyl Hajdaraj: Sigurisht që atmosfera pas finales së fituar në ndeshjen e parë nuk mund të jetë e keqe, por që edhe një fitore është larg titulli dhe nuk duhet vetëkënaqem. Skuadra e Prishtinës ka lojtar cilësor dhe ne duhet mbajt koncentrimin deri në pikën e fundit të lojës kthyese (të mërkurën) në Pejë, që luhet në mbrëmje.

“Bota sot”: A mendoni se Peja ka bërë hapin e parë drejt titullit?

Bardhyl Hajdaraj: Peja ka bërë hapin e parë para fillimit të sezonit pranveror me afrimin në klub të disa lojtarëve, ndërsa tani ka konfirmuar epitetin e favoritit, epitet ky që na ka munguar para 2 muajve.

“Bota sot”: Ku dallon me shumë Peja nga Prishtina Volley?

Bardhyl Hajdaraj: Peja ka shumë më shumë eksperiencë se sa Prishtina Volley ndoshta me lejohet të them edhe cilësi më të lartë se Prishtina në numër total të lojtarëve. Prishtina është më e re në moshë dhe kanë tituj përpara vetes, ndërsa ne kemi një të kaluar më shumë eksperiencë që mund ta bëj diferencën në momente të lojës. Prishtina ndoshta është klub që ka qenë i organizuar më mirë gjatë gjithë sezonit, mirëpo ne jemi mësuar në Kosove që sezonin e dytë të vitit kalendarik të bëjmë lëvizje më të duhura se kundërshtarët.

“Bota sot”: Peja nga pozita e katërt tani shumë më afër titullit, ku ishte çelësi i këtij suksesit?

Bardhyl Hajdaraj: Çelësi i suksesit këtë sezon janë vendimet në minutat e fundit për ta kthyer në klub Drilon Totajn, Zoran Gjorgjevskin, Alban Çetën dhe për ta transferuar për herë të parë Nikolin Qafarenën nga Vllaznia e Shkodrës. Krejt kjo në një moment kur klubi po kalonte nëpër krizë financiare aq më shumë me rastin e kryetarit të klubit dhe organizuesin tonë, Visar Alimehaj. Pronarët, anëtarët, sponsorët të gjithë bashke dhe për një qëllim kemi kaluar jo periudhë të mirë, por që në fund do ia vlejë nëse shpallemi kampion. Ky sukses ka edhe shpenzimet e këtij viti, ku janë bërë për Visar Alimehaj, shëndetin e tij dhe dëshirën e tij për ta bërë Pejën edhe njëherë kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test