Kadriu: Do ta kthejmë titullin në Skenderaj

Volejboll

Kadriu: Do ta kthejmë titullin në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2018 Në ora: 19:22
Skenderaj

Skenderaj vëmendjen e ka te finalja e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll.  Vashat nga Skenderaj eliminuan fituesen e Kupës së Kosovës, Kastriotin e Ferizajt dhe tani përgatiten për finalen e madhe, me bindje të fortë se do ta kthejnë titullin në vitrinat e klubit. Edhe kryetrajneri Ylli Kadriu është optimistë se me një punë e angazhim të madh, objektivat do t’i bëjnë realitet.

“Bota sot”: Skenderaj është në finalen e madhe, a mendoni se pas tre vjetëve do ta ktheheni titullin në vitrinat e klubit?

Ylli Kadriu: Po, jemi ne finale, madje mund të themi që 4 vite jemi rregullisht në finalen e madhe dhe ne finalen e Kupës, përveç këtij viti që nuk arritëm në finalen e Kupës. Mendoj që këtë vit e kemi pasur vështirë arritjen deri në finale sepse jemi përballur me një kundërshtar shumë të fortë. Dhe kemi shumë besim që kësaj here do ia dalim ta kthejmë titullin në Skenderaj.

“Bota sot”: Cilat janë përparësitë e skuadrës tuaj?

Ylli Kadriu: Përparësitë e ekipit tim mendoj që është ekip i përbërë nga dy grupe lojtaresh, katër lojtare me përvojë dhe 6 që janë shumë të reja në moshë, por me një potencial të madh dhe gjatësi me të madhe se kundërshtaret tjerë. Mendoj që jemi më të lart në bllok dhe kemi shumë opsione në sulm, ku secila vajzë e ekipit tim din të sulmoj dhe të marrë pikë.

“Bota sot”: A jeni e kënaqur me fondin e lojtareve dhe çfarë u duhet më shumë?

Ylli Kadriu: Jam relativisht i kënaqur me fondin e lojtareve, ndoshta në këto momente do të më duheshin edhe 1 ose 2 lojtare me përvojë që në disa momente të bëj ndonjë zëvendësim taktik, por edhe zëvendësimet që i kemi janë shumë të mira edhe pse të reja në moshë, por që e kanë rritur konkurrencën në ekip dhe cilësinë e ekipit.

“Bota sot”:  A keni pritur se do ta tejkaloni fituesen e Kupës dhe ku ishte arma më e fortë?

Ylli Kadriu: Ne gjithmonë kemi besim që do të arrijmë shumë lart, por duhet të jem i sinqertë që këtë vit jemi përballur me Kastriotin më të mirë të këtyre viteve të fundit, me një ekip i cili na e ka vështirësuar shumë rrugën drejt finales. Unë dua ta përgëzoj KV Kastriotin për lojën shumë të fortë dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat