Jashari: Asnjëherë nuk u dorëzuam!

Volejboll

Jashari: Asnjëherë nuk u dorëzuam!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2018 Në ora: 19:03
Vildane Jashari

Kastrioti i Ferizajt është fitues i Kupës së Kosovës në volejboll (femrat), pasi që në finale e mposhti me rezultat të ngushtë 3:2 kampionen në fuqi, Dritën nga Gjilani. Vildane Jashari, trajnere dhe lojtare aktive e Kastriotit, apo alfa e omega e ekipit, tha se puna dhe angazhimi u shpagua. Ajo është krenare që ka një brez të ri dhe që do të lë gjurmë në të ardhmen.

“Bota sot”: Një finale dramatike, një fitore e ngushtë me rezultat 3:2 kundër Dritës, ku ishte arma më e fortë?

Vildane Jashari: Me te vërtet ka qenë një dramë e vërtet në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’, ku deri në pikën e fundit nuk është ditur se cila nga ekipet do ta gëzoj Kupën e Kosovës, këtë më së miri e dëshmon rezultati 3:2 dhe setet e stërzgjatur, ku u zhvillua lojë për më shumë se 2 orë e 30 minuta. Ne kemi qenë të vetëdijshëm se para vetes kemi pasur një ekip shumë të fortë, të pamposhtur gjatë gjithë edicionit 2017/18, të komponuar mirë, prandaj jemi përgatitur mirë në gjitha taborët si në atë teknik, taktik dhe psikologjik dhe asnjëherë nuk u dorëzuam, pavarësisht kur ekipi gjilanas na merrte dy-tri pikë radhazi.

Punën e bërë këto tri vitet e fundit me gjeneratat e reja tani po i jep frytet, mos të harroj krahun tim të djathtë Edon Ibrahimi, i cili gjithmonë është aty për të ndihmuar në çdo aspekt, po ashtu edhe vajzat që meritojnë çdo respekt për disiplinën e treguar në stërvitje e lojë. Mendoj se dhamë më të mirën tonën, kishim vetëbesim dhe rezultati ishte i pashmangshëm, mos të harroj lojtarin e shtatë që është publiku dhe Ultra Ujqit që na përkrahen në çdo moment.

“Bota sot”: Kastrioti e siguroi një vend në garat evropiane, por çka i duhet tani e tutje?

Vildane Jashari: Punë dhe vetëm punë. Ne në garat evropiane ishim edhe vitin e kaluar, por e dimë se duhet të punojmë shumë për të sfiduar ekipet në atë nivel garash, mendoj se ka ikur koha të kënaqemi vetëm me pjesëmarrje, prandaj kujtoj se na duhet punë dhe vetëm punë, me këtë brez të ri dhe me perspektiv që e kemi.

“Bota sot” A shpresoni ta fitoni edhe titullin?

Vildane Jashari:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat