Barleti Volley pëson humbjen e parë

Volejboll

Barleti Volley pëson humbjen e parë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:21
Pamje nga ndeshja

Partizani nga Tirana, pas fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë, ka mundur sot sërish kampionet e Barleti Volley, këtë herë në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra, Grupi A1. Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u dominua nga skuadra e kuqe, që megjithëse fali një set, atë të tretin, ishte vazhdimisht superiore në parket. Dy setet e para u komanduan nga volejbollistet e trajnerit Tarja, që i fituan ato me lehtësi 25-18 dhe 25-17, duke bërë që Partizani të kalojë në vetkënaqësi.

Nga kjo situatë përfiton Barleti, që fiton 25-23 setin e tretë dhe rihap ndeshjen. Por të “kuqtë” nuk falin më, ngrejnë ritmin e lojës dhe fitojnë 25-20 setin e katërt dhe krejt takimin 3-1. Për Barletin kjo është humbja e parë në kampionat, por që nuk ndërlikon aspak pozitat në renditje, pasi universitaret qëndrojnë në krye, ndërsa Partizani konsolidon vendin e dytë. Ndeshjet e tjera do të luhen ditën e shtunë.

Volejboll-Femra, java e 13-te Grupi A1 

Barleti Volley – Partizani, 1-3 (18-25, 17-25, 25-23, 20-25)

E shtunë, 24 mars

Skënderbeu – Lushnja, ora 12:00

Korabi – Teuta, ora 12:00

Tirana – Vllaznia, ora 14:00

Renditja: Barleti Volley 36 pikë (12/1), Partizani 32 pikë (11/2), Tirana 27 pikë (9/3), Teuta 21 pikë (7/5), Skënderbeu 12 pikë (4/8), Vllaznia 10 pikë (3/9), Lushnja 5 pikë (2/10), Korbi 4 pikë (1/11).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat