KV Drita ndeshet me UMB Volej, Partizanin dhe Tiranën

Volejboll

KV Drita ndeshet me UMB Volej, Partizanin dhe Tiranën

Nga: K.G. Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:33
Pamje nga një ndeshje

Klubi i volejbollit Drita na Gjilani udhëtoi për në Shqipëri, ku do të qëndroj tri ditë! “Duke marrë parasysh ndeshjet pa ndonjë rivalitet të cilat i ka zhvilluar klubi jonë për gjatë gjithë muajit, ka qenë më së e domosdoshme që klubi të zhvillojë disa ndeshje kontrolluese në mënyrë që fazën përfundimtare të kampionatit ta pret më e përgatitur dhe më në formë!

Për këto tri ditë sa do të qëndrojmë në Shqipëri, Drita ka aranzhuar tri ndeshje miqësore ku do të përballem me ekipet më të forta të Kampionatit Shqiptar si: UMB Volej, Partizanin dhe Tiranën. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në kryeqytetin e Shqipërisë”, bëhet e ditur nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat