Prishtina Volley në krye, Peja mund kampionin

Volejboll

Prishtina Volley në krye, Peja mund kampionin

Nga: K.G. Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:21
Prishtina Volley

Ndryshim në kreun e tabelës në elitën e volejbollit (meshkujt). Prishtina Volley rikthehet në krye, ndërsa kampioni në fuqi, Luboteni nga Ferizaj “rrëshqiti”, duke u mundur me 3:1 nga Peja, në ndeshjen e javës së 12-të.

Image

Rezultatet

 Pas humbjes se Lubotenit nga Peja me rezultat 3:1, Prishtina Volley me tri pikët e reja te arritura me një fitore të pastër 3:0 kundër Drenicës, rikthehet aty ku edhe e ka vendin, në krye te renditjes me gjasa reale që këtë pozitë ta ruajë deri në fund të edicionit të rregullt të Superligës, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri te përmbyllja.

Image

Tabela

Prishtina kryeson me 32 pikë, ka dy më shumë se Luboteni, ndërsa Theranda është në vend të tretë me 21 pikë, Luboteni e Vushtrria kanë nga 19 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat