Vajzat tetovare që bëjnë krenarë shqiptarët

Volejboll

Vajzat tetovare që bëjnë krenarë shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:18
Universiteti

Klubi i volejbollit Universiteti i Tetovës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë (femrat). Vajzat tetovare shkërmoqen ekipin nga Strumica, Viktori Volej, duke e mundur me rezultat 3:0 në takimin e kthimit, po ashtu edhe sfidën e parë e kishin fituar me 3:1 në konak të Viktorit.

“Volejbollistet e Universitetit të Tetovës shënojnë fitore 3:0 kundër Viktori Volej dhe kualifikohen për në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë.

Shpresojmë këtë vit ta ngritim Lupën në Tetovë. Përpara vajza”, shkruan Laureta Abazi, trajnere e Universitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat