Dominim i Partizanit

Volejboll

Dominim i Partizanit

Më: 5 mars 2018 Në ora: 15:21
Lojtaret e Partizanit

Dominim absolut. Partizani nga Tirana realizon suksesin e dyfishtë në volejboll, duke fituar Kupën e Shqipërisë, si në turneun për meshkuj, ashtu edhe në atë për femra.

Më i rëndësishmi është padyshim ai i femrave, me skuadrën e kuqe që fiton trofeun për herë të parë pas 64 viteve. Triumfi erdhi pas fitores 3-1 në finalen e luajtur përballë Barleti Volej.

Suksesi i vajzave të drejtuara nga Roland Tarja u realizua me përmbysje, ku pavarësisht se Barleti Voley fitoi setin e parë, Partizani nuk e humbi toruan dhe arriti një fitore të madhe.

Festë edhe për meshkujt e Partizanit në volejboll, ku edhe skuadra e Ylli Tomorit u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë, pas suksesit 3-0 në finalen e luajtur përballë Studentit.

Pas dominimit gjatë gjithë aktivitetit, të kuqtë konfirmuan edhe në finale se nuk kishin kundërshtar, duke fituar me një lehtësi mbresëlënëse. Viti i dytë radhazi që Partizani fiton trofeun e Kupës, i cili është i 11-ti në historinë e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat