Kemajl Luzha sulmon FVK-në, kjo e fundit i përgjigjet!

Volejboll

Kemajl Luzha sulmon FVK-në, kjo e fundit i përgjigjet!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 13:28
Kemajl Luzha

Tabela duhet të jetë tabelë ashtu si luhen ndeshjet qoftë në elitë qoftë në rangun më poshtë. Ndeshjet e paregjistruara nuk mund të futen në tabelë, pa u regjistrua. Kemajl Luzha, anëtar i  bordit të FVK-së, për një çast doli nga vetja dhe sulmon Federatën e Volejbolli të Kosovës. “Si nuk ju vjen turp edhe pse në fb ju dhamë vërejtje se Ferizaj nuk i ka 9 pikë por 12, ju prapë me qëllimet tuaja të turpshme po mundoheni ta nënçmoni një ekip por jeni duke nënçmuar veten dhe Federatën që ju ka zgjedh ngase me kohë ju kam treguar se nuk mundeni ta kryeni këtë punë.

Ne mbledhjen e ardhshme të bordit do të kërkojë përgjegjësi për këto veprime të ulëta të Sekretarit”, ka dërguar email Kemajl Luzha, anëtar i bordit të FVK-së. Federata e Volejbollit e Kosovës i ka sqaruar fije e për pe Kemajl Luzhës se si qëndron puna. “Ju informoj që në përcjelljen e informatave nga Komesari i FVK dhe Sekretaria e FVK në mes të xhiros se tetë dhe nëntë, nga Komesari është bërë një lëshim: është përcjellë tabelë pa u regjistrua ndeshja Gryka-Ferizaj. Për këtë arsye në tabelën e prezantuar për mjetet e informimit, ekipi i Ferizajt është paraqitur pa pikët e fituara nga kjo ndeshje. I kërkoj falje ekipit Ferizaj për këtë lëshim.

Ne buletinin që është publikuar të dielën me mbylljen e xhiros së nëntë është evituar ky lëshim dhe ekipi i Ferizajt është paraqitë me pikët dhe setat e fituara në ndeshjen e cekur dhe ndeshjet tjera të zhvilluar deri tani. I falënderoj mjetet e informimit dhe të gjithë Komunitetin e volejbollit që me sugjerimet me kohë më ndihmon më evitimin e lëshimeve apo gabimeve eventuale”, thuhet nga FVK-ja, e cila e pranon lëshimin, por në fakt gabimet janë normale për ata që punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat