Gërbovci: Sot femra shikohet me tjetër sy në shtetin tim - Bota Sot
Gërbovci: Sot femra shikohet me tjetër sy në shtetin tim

Volejboll

E hënë, 24 shtator 2018

Gërbovci: Sot femra shikohet me tjetër sy në shtetin tim

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:01
Gërbovci

Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste e kombëtares së Kosovës dhe trajnere e KV Prishtina Femrat,  tha se është krenare që sot janë dhjetë vjet shtet dhe ka avancime në sport sidomos të gjinia më e bukur. “Në çdo segment gjërat po shkojnë duke u rregulluar dhe qe një kohë janë hapur dyert për të gjitha sportet. Dhjetë vite shtet,  shihen frytet në shumë sporte sidomos kur kemi edhe medaljen e parë olimpike, krenarinë tonë, xhudisten Majlinda Kelmendi! 

Majlinda është një emblemë dhe frymëzim për brezin e  ri, se me punë arrihen të gjitha. Kemi shumë shtete qe 60-70 vjet apo me mbi 100 vjet që nuk kanë medalje olimpike, ndërsa Kosova si shtet më i ri në botë e ka medaljen e artë olimpike. Kjo si femër më bën edhe më të fortë, sepse shihet se gjinia më e bukur po bie suksese, si xhudistet Majlinda, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, që besa edhe boksierja Donjeta Sadiku. Sporti po shkon gjithnjë duke u rritur dhe shpresojnë edhe ato kolektive të arrijnë një nivel, çka do të kthente edhe shikueshmërinë. Dashuria për sport është anembanë Kosovës, sot të rinjtë e të rejat pa hezituar ngarendin që të merren me disiplinat e ndryshme sportive. Sot kemi edhe shkolla në sportet e ndryshme dhe aty shihet se kemi talentë dhe një elan të madh për punë. Kosova, dhjetë vjet shtet dhe që më shumë mburrem me të arriturat sportive.

Sporti është ambasadori më i mirë i një shteti dhe këtë po e dëshmojnë. Fundja, krenare jemi që femra sot po avancohen në shtetin tonë,  nuk shikohet me një sy tjetër apo më shumë se janë vetëm për punë të shtëpisë, por shikohet me sy krenarie, që sjellë medalje e suksese tjera dhe të gjithë e duartrokasin. Sot femra në Kosovë ka reputacion, nuk konsiderohet rob, por ka të drejtat e saja sikur meshkujt. Urime dhjetë vjet shtet Kosova ime, që derdhem djersë e gjak në periudha e ndryshme për të arritur në këtë pikë! sot luajmë në rrafshin ndërkombëtar, shkruajmë mediat prestigjioze ndërkombëtare për sukseset tona, kjo më bën të fluturoi nga gëzimi”, tha Gërbovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test