Shqipëria shumë e fortë për Kosovën

Volejboll

Shqipëria shumë e fortë për Kosovën

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Shqipëria shumë e fortë për Kosovën

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll (femrat) fitoi me rezultat 3:0 (25:21, 28:26, 25:18) ndaj Kosovës në ndeshjen revyale të luajtur në Gjakovë, sfidë e organizuar nga Federata e Volejbollit e Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo sfidë u zhvillua në pallatin e sportit “Shani Nushi”, aty ku volejbollistet kuqezi arritën një fitore të merituar ndaj rivaleve vendase. Të tria setet e dominuan nga kombëtarja e trajnerit Altin Martiri. Lojtaret kuqezi u shkëputën që në pikët e para të çdo seti dhe e thelluan diferencën me kalimin e minutave, duke e merituar fitoren dhe përsëritur suksesin e 3 muajve më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat