Hajdaraj mburret për çmimin e vitit - Bota Sot
Hajdaraj mburret për çmimin e vitit

Volejboll

E hënë, 25 qershor 2018

Hajdaraj mburret për çmimin e vitit

Nga: K.Goca Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:59
Hajdaraj mburret për çmimin e vitit

Volejbollisti i Pejës, Bardhyl Hajdaraj, mburret me epitetin e volejbollistit më të mirë të vitit 2017. Ai u shpall volejbollisti i vitit nga Federata e Volejbollit të Kosovës. “Faleminderit FVK-së, klubeve që me kanë mbështetur, familjes, shoqërisë, faleminderit kryesi, trajner dhe bashkëlojtar të klubit tim KV Peja gjithashtu faleminderit trajner dhe bashkëlojtar të përfaqësueses së Kosovës.

Faleminderit CrossFit Peja dhe trajnerëve profesional Liridon Shala, Sami Hajzeri dhe Bekim Kullashi të cilët me kanë transformuar në një edhe me te fortë. Me zemër ja kushtoj këtë çmim një njeriu që e don e çmon dhe punon për suksesin e volejbollit tonë Visar Alimehaj”, ka thënë Hajdaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test