Gjinovci e Buçani shpallin listën e lojtarëve kundër Shqipërisë

Volejboll

Gjinovci e Buçani shpallin listën e lojtarëve kundër Shqipërisë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:45
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve (volejboll), në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, e ka zhvilluar grumbullimin e parë. “Të drejtuar nga trajnerët Gjinovci e Buçani, djemtë e kombëtares në klimë shumë pozitive e kanë përfunduar stërvitje, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Djemtë tanë, do ta kenë prezantimin e radhës të martën në Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, nga ora 17.00, menjëherë pas ndeshjes së femrave. Lista e të ftuarve në Kombëtaren A, meshkujt: Driton Bytyqi, Drilon Totaj, Bardhyl Hajdaraj, Heset Arapi, Skënder Lajçi, Egzon Kalludra, Shkëlqim Ismajli, Dardan Husaj, Faton Mustafa, Durim Rexhepi, Agron Nikçi, Habil Ajeti, Adriatik Berisha, Armend Berisha, Ismail Shabani, Bujar Jashari, Dardi Pllana dhe Liridon Pllana”, bëhet e ditur nga FVK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat