Shqipëria publikon emrat e lojtarëve kundër Kosovës

Volejboll

Shqipëria publikon emrat e lojtarëve kundër Kosovës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 11:23
Shqipëria

Federata e Volejbollit e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të organizojë ndeshje revyale më datën 13 shkurt me ekipet kombëtare të Shqipërisë (të rritur/a). “Ndeshjet do të paraprihen nga një takim midis dy bordeve drejtuese të FVK-së dhe FSHV-së, i pari për nga ky lloj në të cilin do të diskutohen çështje të rëndësishme për mbarëvajtjen e volejbollit shqiptar dhe më gjerë.

Ndeshjet do të luhen në pallatin e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë, ku në orën 15:00 do të luhet sfida e femrave dhe në orën 17:00 ajo e meshkujve. Ky takim përveç simbolikës, do të jetë një tjetër test i mirë për volejbollistët tanë kandidatë të ekipeve kombëtare, që këtë vit do të marrin pjesë në disa evente ndërkombëtare, si eliminatoret e Europianit, Liga e Europës dhe Lojërat Mesdhetare. Ndaj trajnerët e ekipeve kombëtare do ta shfrytëzojnë këtë event miqësore për të testuar këta/o volejbollistë”, bëhet e ditur nga Federata e Volejbollit Shqiptar.

 Trajnerët Altin Martiri dhe Roland Tarja publikuan listën e volejbollisteve kundër Kosovës: Esmeralda Tuci, Kejsi Shira, Joana Kushi, Malvina Tuci, Xhenifer Pirra, Artiola Rexhepi, Fatbardha Picaku, Çezarina Xheka, Amarilda Llupo, Livia Shehu, Amarilda Prenga, Sara Hasku, Tea Fetaj, Antoneta Molla, Amelia Qershia dhe Izabela Dodani.

Trajnerët Jani Melka dhe Dritan Bardhi shpallen listën e kombëtares së Shqipërisë te meshkujt: Adri Arapi, Aldo Kupi, Asmund Kula, Norgen Baruti, Ditmir Rrashketa, Nikolin Qafarena, Armando Gaxiri, Osman Qepa, Emiljano Xhebrahimi, Renato Kola, Kristi Bërdufi, Anis Çullhaj, Mario Gjoklaj, Kreshnik Malaj, Klaudio Qerraxhia dhe Redi Bakiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat