Kosova luan me Shqipërinë

Volejboll

Kosova luan me Shqipërinë

Nga: K.G. Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:42
Pamje nga një ndeshje

Federata e Volejbollit e Kosovës bëri të ditur, se për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohet ndeshje revyale e volejbollit në të dyja konkurrencat.

Ndeshjet do të zhvillohen me 13 shkurt, në orën 15.00 Kosova-Shqipëria (femrat) dhe në orën 17:00 Kosova-Shqipëria (meshkujt).

Ndeshjet zhvillohen në Gjakovë, Pallati i Sporteve “Shani Nushi”. Përzgjedhësit qoftë të meshkujt e qoftë të femrat, së shpejti do të bëjnë të ditur listën e lojtarëve kundër Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat