Kështu luhej volejbolli në livadhe në kohën kur Serbia shoveniste i sulmonte!

Volejboll

Kështu luhej volejbolli në livadhe në kohën kur Serbia shoveniste i sulmonte!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga një ndeshje e asaj kohe

Para 20 viteve klubet e volejbollit të Kosovës luanin në livadhe dhe në fusha të betonuara, sepse në palestrat sportive që u ndërtuan me djersën e shqiptarëve, i uzurpoi Serbia shoveniste.

Nga viti 1991 – 99, klubet luajtën ashtu si munden dhe i mbajtën garat në nivel të Republikës së Kosovës.

Image

Edhe në fusha të improvizuara sportistët u ndoqën e u rrahën, ndonjë edhe u vra nga kriminelët serbë. Kjo foto që shihet është bërë nga i palodhshmi Eqrem Ejupi, fotoreporter i pavarur. Sot, në volejboll janë pikë e pestë dhe askush nuk do njëri-  tjetrin ta shoh me sy, duke e harruar të kaluarën, se çfarë hoqën në organizimin e garave dhe vazhdimisht të përndjekur nga milicia e Serbisë shoveniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat